Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ ka njoftuar të gjithë studentët se janë përfunduar përgaditjet për të vijuar mësimin virtual.
Po ashtu UP ka treguar që për secilin student është krijuar një e-mail i personalizuar, me anë të së cilit mund të vazhdojnë mësimin online, shkruan IndeksOnline.
Përveq tjerash Universiteti ka njoftuar që ligjëratat do të mbahen sipas orareve të paracaktuara në fillim të këtij semestri.
Kurse kjo zgjidhje nga UP është ofruara për shkak të masave të marra për evitim të kontaktit fizik./