Ministrja e Tregtisë, Ekonomisë, Punësimit, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike,Rozeta Hajdari ka mbajtur një konferencë për media ku edhe ka theksua se nuk ka nevojë për panik sa i përket rezervave shtetërore.
“Në bazë të ligji për tregun e brendshëm të merren veprimet për një urdhëresë për mos-rritjen e çmimeve dhe kjo është menaxhuar shumë mirë në Inspektoratin e Tregut me kolegët nëpër komuna dhe situata është në kontroll.Kemi edhe raportimet dy herë në ditë nga inspektoriati i tregut dhe ai i punës.Kemi bashkëpunim të afërt me Departamentin e Rezervave shtetërore që ka përgatitur edhe planin për rezervat shtetërore që po shikohet tani nga ministri i Financave, pas aprovimit të buxhetit dhe me kolegët në qeveri”, tha ministrja Hajdari, raporton Indeksonline.
Ajo tutje theksoi se duke fillu nga pranimi dhe adresimi i konsumatorëve nga Qendra e Thirrjeve të Konsumatorëve dhe kanë pranuar afro 1 mijë thirrje të cilët i janë adresuar institucioneve relevante për zbatimin e ligjit
“Ankesat në përgjithësi kishin të bënin me ngritjen e çmimit në mënyrë të menjëhershme dhe pa kritere. Në përgjithësi të çmimeve për produktet ushqimore”, shtoi Hajdari.
Ministrja tha se poashtu inspektorët e punës që janë në teren dorëzojnë raportet dy herë në ditë lidhur me ecurinë e punës.
“Inspektorati i Tregut ka kryer inspektime në 900 subjekte afariste dhe nga këtu janë gjetur në mbib 30 shkelje kryesisht të ngritjes së çmimeve. Për të adresuar këto shkelje janë marrë masa sipas legjislacionit në fuqi”, deklaroi ministrja.
Ajo poashtu bëri të ditur se Inspektorati i Punës ka kryer 350 inspektime dhe shkeljet janë hasur në përgjithësi në mungesë të pajisjeve personale mbrojtëse, pastaj edhe në dezinfektim të hapësirave dhe në mos respektim të distancës së rekomanduar.
“Jemi në kontakt direkt edhe me furnizuesit e rezervave shtetërore dhe situata është nën kontroll, nuk kemi nevojë për panik por të veprojmë në bazë të situatës që kemi tani pra të mos bëjmë panik, por të bëjmë kujdes”, shtoi ministrja.