Ministria e Shëndetësisë informon se pacientja e parë në Maqedoninë e Veriu me virusin korona sot lëshohet në trajtim shtëpiak.
Ajo tashmë është testuar për herë të dytë, në përputhje me rekomandimet e OBSH-së dhe ka rezultuar negativ në testet e bëra, Alsat.
Gjendja e pacientëve tjerë është stabile, përfshi këtu edhe gjendja e pacientes e cila është në aparate të frymëmarrjes.