Derisa ne flasim për rëndësinë e humanizmit në këto ditë të vështira për qytetarët, që po kalojnë momente ankthi pas paraqitjes së korona virusit edhe në vendin tonë, kemi edhe nga ato biznese që po shfrytëzojnë këtë rast për të abuzuar me çmimet e produkteve të nevojshme për qytetarët.
Një lexues ka dërguar një foto në adresë të redaksisë tonë, ku shihet se njëra nga dyqanet në komunën e Malishevës, çmimet i ka ngritur në qiell. Besoni apo jo, 2 limona 0.99 cent apo një euro thënë shkurt, raporton malisheva.net
Në ndërkohë, Inspektorati komunal i Malishevës por edhe institucionet përgjegjëse në Kosovë, kanë paralajmëruar që do të ndalojnë veprime të tilla që shkojnë në dëm të qytetarëve./malisheva.net