Seanca e jashtëzakonshme për votimin e buxhetit ka filluar sot në ora 15:00 për shkak të gjendjes me koronavirus në vend, ndërsa tek pas mesnate është miratuar buxheti.
Ishin deputetët e Vetëvendosjes ata që iniciuan një mocion për shmangie nga afatet procedurale dhe të shkohet me procedurë të përshpejtuar në votim, diçka që u kundërshtua nga partitë opozitare,
Mirëpo pas shumë orë diskutimesh me 63 vota pro dhe asnjë abstenim është miratur buxheti i cili për këtë vit është 2 miliardë e 357 milionë euro.
Mirëpo buxheti i vendit nuk u votua nga opozita e cila nuk ishte në sallë.