Gazeta Express ka mësuar se të prekurit nga virusi, që origjinën e ka nga Kina, janë të afërm të njërit prej dy personave që të premten rezultuan pozitiv në testet për koronavirus.
Bëhet e ditur se që të dy personat janë shtruar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Këto raste të reja e çojnë në pesë numrin e përgjithshëm të të prekurve me koronavirus.
Sipas burimeve të Gazetës Express, dyshohet se edhe disa persona të tjerë janë të prekur nga koronavirusi, në qytetin e Vitisë, atje ku dje një 77-vjeçar u konfirmua i prekur nga virusi.
Për shkak të këtij virusi, Qeveria e Kosovës ka ndërprerë procesin mësimor në vend, ka mbyllur kufijtë dhe dyqanet.