Qytetarët e Klinës janë izoluar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për marrjen e masave shtesë, pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë.
Burime të sigurta të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se edhe dy persona të tjerë janë të infektuarit në këtë komunë.
Në disa fotografi të dërguara nga një sinjalizues, shihet se lëvizjet e qytetarëve janë shumë të rralla.
Po ashtu janë mbyllur edhe kafeteritë dhe bizneset në këtë komunë.