Italia, e cila është shndërruar në vatër të koronavirusit në Evropë, ka bërë raportin e viktimave të këtij virusi sa u përket 24 orëve të fundit.
Numri i të vdekurve ka shkuar në 827, që do të thotë se janë 196 viktima më shumë se dje.
Teksa janë shënuar 2 mijë e 76 raste të reja të infektimeve duke e çuar në 10 mijë e 590 raste në total.
Gjithashtu janë shëruar 41 persona dhe numri total i të shëruarave është 1 mijë e 45./