Profesori i studimeve islame, Xhabir Hamiti, përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, ka kërkuar që të bëhen reduktimet e lutjeve kolektive deri në kalimin e rrezikut nga pandemia koronavirus.
Ky është postimi i plotë i teologut kosovar:
Lidershipi i BIK-ut duhet t’i bëjë apel besimtarëve të vendit tonë që të qëndrojnë në shtëpi dhe ti reduktojnë frekuentimet kolektive në xhami,si një masë kjo preventive dhe mbrojtëse e infektimit të mundshëm nga corona virusi.
Një veprim të tillë sot e ka bërë edhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Fjala nuk është për panik, por për preventivë.
Sëmundja e Koronavirusit nga Organizata Botërore e Shëndetësise ëdhtë shpallur si pandemike me përmasa transkontinentale, dhe sot, thuajse nuk ka lenë vend pa e goditur. Edhe ne, asnjëherë nuk kemi siguri të plotë se ky virus mund të bartet në mesin tonë, përderisa ai është aktiv.
Preventiva nga sëmundja është më e mirë sesa shpenzimi i një depoje me barna ( thënie e urtë arabe)
Në një pjesë të tekstit kuranor ne lexojmë “ … dhe mos e hidhni veten tuaj me duartë dhe (vetëdijen )tuaj në telhyqe – në shkatërrim” ( Bekare:195).
Lutja është një detyrim fetar për besimtarin, mirëpo ruajtja e shëndetit është detyrim parësor, sepse pa shëndetin individual dhe kolektiv të shoqërisë deyrimi fetar nuk mund të ketë kuptim.
Zoti na ruajtë nga kjo pandemi, por Ai sigurisht se na ruanë kur edhe ne ruhemi vet, me që veç na ka dhënë edhe vetëdijen për të vlerësuar një rrezik të mundshëm potencial.