Së paku tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti të shkaktuar nga kamioni për grumbullimin e mbeturinave i njësisë së “Ekoregjionit” në Malishevë.
Të lënduarit janë punëtorë të njësisë dhe në momentin e aksidentit gjendeshin në kamion, i cili ka humbur kontrollin dhe është futur në një lokal zejtarie. Fatbardhësisht, asnjë person brenda lokalit nuk është lënduar.
Sipas të dhënave të para, kamioni është futur në një lokal zejtarie dhe si pasojë të tre punëtorët që gjendeshin në kamion kanë marrë lëndime, por gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.
Nënkryetari i Komunës s Malishevës, Hajdin Berisha, ka vizituar të lënduarit dhe iu ka uruar shërim të shpejtë.