Një qytetar i Kosovës me inicialet E.G., 40-vjeçar ka vdekur pasi një serb me kamion e ka shkelur viktimën në fshatin Llozicë të Malishevës në ora 19:40 minuta.
Rastin e ka konfirmuar drejtori në policinë rajonale të Gjakovës, Lumni Graishta, i cili ka thënë se vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar mjekët kujdestar.
“Në ora 19 e 40 minuta, njësitet policore e kanë marrë informatën për një aksident. Ekipet e trafikut rajonal së bashku me ekipet e emergjencës i janë përgjigjur rastit, ekipi i mjekëve e ka konfirmuar vdekjen e viktimës mashkull/kosovar, 40 vjeç. I dyshuari shtetas i Republikë së Serbisë është arrestuar dhe është dërguar në stacionin policor të Malishevës”, ka thënë Lumni Graishta /