Dy vajza që kanë ardhur nga Italia në vendin tonë po trajtohen si raste të dyshuara me coronavirusin.
Lajmi është konfirmuar nga infektologu në Klinikën Infektive të QKUK-së, Valbon Krasniqi.
“Asnjë rast me coronavirusin nuk e kemi deri tani. Këto raste të dyshuara pothuajse kemi çdo ditë, por deri tani nuk ka asgjë. Për vajzat po presim rezultatet”, deklaroi Krasniqi.
Siç bëhet e ditur, vajzat janë të moshës 20 dhe 23-vjeçare.
Ndryshe, deri dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 57 mostra të dyshimta me virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.
Qytetarët janë më shumë të shqetësuar sot për shkak se raste me këtë virus tashmë janë konfirmuar edhe në Shqipëri