Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme, pasi dyshohet se në pikë kalimin kufitar “Kulla” ka marrë ryshfet nga një person tjetër.
Raportohet se i dyshuari i ka marrë 50 euro nga i dyshuari tjetër me qëllim të kalimit kufitar pa iu nënshtruar procedurave të zhdoganimit të disa sendeve të cilat i transportonte, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia bën të ditur se me urdhër të gjyqtarit është bastisur zyra me ç’rast në një dyshek janë gjetur dhe janë konfiskuar 70 euro.
I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./