Babë e bir, V.K dhe P.K,të infektuar nga koronavorusi kanë telefonuar në redaksinë e Ora News, duke kërkuar ndihmë për marrjen e shërbimit mjekësor.
Ata thonë se kushtet në dhomën e Infektivit janë skandaloze, ambient tepër i ftohtë dhe ka mungesë shërbimi. Ora News solli pamje ekskluzive të situatës.
Babë e bir të infektuar nga koronavirusi tregojnë se pasi kanë marrë mjekimin e parë askush nuk është interesuar më për vazhdimin e mjekimit.
Mësohet se ka qenë djali që ka marrë virusin i pari dhe më pas ka infektuar babain e tij.
Ai kishte mbërritur në Shqipëri nga pika kufitare tokësore e Hanit të Hotit në datën 26 shkurt dhe ka shfaqur shenjat e para.