Manchester Unitedi ka fituar ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-0 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 29-të në Ligën Premier.
Djajtë e Kuq kanë arritur të marrin një fitore të madhe ndaj rivalit të urryer lokal, Cityt.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë jo shumë produktive nga dy skuadrat, por me vendasit më pragmatik duke gjetur golin.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 30-të dhe ishte Anthony Martial, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit Bruno Fernandesit.
Pas kësaj fitore, Unitedi ngjitet në pozitën e pestë me 45 pikë apo tri më pak se Chelsea i katërti, ndërsa City renditet i dyti me 57 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Djajtë e Kuq udhëtojnë te Tottenham Hotspur, ndërsa Qytetarët e presin Arsenalin.
MARTIAL YOU BLOODY BEAUTY 1:0 ft. @markgoldbridge #MUNMCI pic.twitter.com/J5FgY3mLhT
— 🦉 (@UtdJustin) March 8, 2020