Në një analizë të bërë nga UNICEF, është hulumtuar situata e fëmijëve dhe grave në Kosovë por po ashtu edhe sfera të tjera.
Po ashtu këto hulumtime janë bërë në Ministrinë e Shëndetësisë, Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Drejtësisë, shkruan IndeksOnline.
Në këtë hulumtim të bërë janë treguar edhe 10 shtetet që kanë investuar më së shumti në Kosovë.
Këto matje të investimeve janë bërë nga të dhënat e siguruara të UNICEF nga Banka Qendrore e Kosovës.
Ku sipas matjeve të bërë shteti me më së shumti investime nga viti 2007 deri në vitin 2017 del që është Gjermania.
Kurse menjëherë pas saj rënditet shteti i zvicrës ndërsa vendin e tretë e zë Turqia.
Po ashtu në këtë listë prej 10 shteteve bën pjesë edhe Shqipëria e cila rënditet në vendin 7-të ndërsa e fundit në këtë listë është Italia.
Po ashtu një rol të rëndësishëm në këto investime po besohet që luajnë kosovarët të cilët jetojnë në këto vende./