Sot me datën 05.03.202 Asambleja komunale në Klinë mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme për të shqyrtuar peticionin e qytetarëve te komunës së Klinës (prej 4321 nënshkrues të këtij peticioni).
Kryetari komunës së Klinës ka shfrytëzuar të drejtën që ja jep ligji dhe ka thirrur këtë seancë me të vetmen pikë të rendit të ditës “Shqyrtimi i peticionit tw qytetarëve të Komunës së Klinës kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos”.
Në këtë takim morën pjesë te gjitha asambleistët dhe një grup i madh i qytetarëve të Klinës. Seanca filloj me prezantimin e përfaqësuesit të grupit të qytetarëve ku mr.sc Faton Berisha ekolog, sqaroj në mënyrë të detalizuar impaktet që shkakton fabrika e çimentos si në aspektin ekologjik, mjedisor, shëndetësor, turizmit dhe ekonomis. Degradimet që shkakton kjo fabrikë në rast të ndërtimit ishin alarmante, dhe në vazhdën e këtyre pasojave të gjithë asambleistët ishin në krah të grupit të qytetarëve duke refuzuar ndërtimin e kësaj fabrike njikohësisht duke kërkuar anulimin e të gjitha pëlqimeve që janë dhënë nga komuna e Klinës. Pas përfundimit të diskutimit kryetari i komunës se bashku me kryesuesit e grupeve parlamentare dhe përfaqësuesit të qytetarëve u mblodhën për të ndërtuar draft/ dokumentin për miratim nga asambleja komunale. Dokumenti parasheh
1.Anulimin e të gjitha pëlqimeve dhe lejeve ndërtimore për të gjithë guroret që furnizojnë fabrikën e çimentos
2.Anulimin e të gjithë pëlqimeve dhe lejeve ndërtimore për fabrikat e çimentos
3. Anulimin e të gjithë gurëthyesve deri sa të plotësojnë kriteret me të cilët obligohen në lejen e operimit
4. Anulimi i gurorëve hynë në fuqi pas 6 muaj nëse nuk plotësojnë kriteret
5. Drejtoria për urbanizen nuk lëshon pëlqim nëse propozimet nuk kalojnë nëpër asamblenë komunale
6. Pëlqimet nuk jepen nëse nuk mbahet debat me qytetarët e komunës së Klinës.
Asambleja votoj unanimisht me ngritje dore të gjitha propozimet pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim. Pas përfundimit të gjithë të pranishmi ishin entuziast për këtë hap pasi ishte një fitore e madhe e qytetarëve të komunës së Klinës. Kryesuesi i asamblesë z. Fadil Gashi falënderoi të pranishmit në seancë duke lëvduar hapin e madh të qytetarisë aktive të komunës sonë./Klinainfo/