Sot, në sallën e Kuvendit Komunal në Klinë, është mbajtur debati “Fol Hapur” me kryetarin e Komunës së Klinës, prof. dr. Zenun Elezaj, ku është diskutuar për investimet kapitale të cilat janë planifikuar dhe ato që janë realizuar për vitin 2018, dhe po ashtu edhe për kërkesat e qytetarëve për investime.
Elezaj theksoi se debatet me qytetarë janë shumë të rëndësishme për planifikim më adekuat të projekteve të ardhshme dhe shtoi se komuna e Klinës javën tjetër ka planifikuar disa debate me qytetarë, ku do të paraqiten rrjedhat e 6 mujorit të parë të qeverisjes për vitin 2019 dhe do të diskutohet për kornizën afatmesme buxhetore.
Në këtë takim, kryetari Elezaj informoi qytetarët për ecurinë e projekteve në realizim dhe gjithashtu për projekte të rëndësishme të cilat pritet të fillojnë shumë shpejt.
Në komunën e Klinës, më datë 19 do të mbahet Debati me qytetarë për Kornizën Afatmesme Buxhetore, ndërsa me datë 21. 06 është Takim me qytetarë për punën gjashtë mujore të ekzekutivit.