Në shënimin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka organizuar disa aktivitete për ditën e sotme.
Fillimisht pran objektit të Komunës është bërë ngritja e flamurit dhe intonimi i himnit, ku të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga Kryesuesi i Kuvendit, Fadil Gashi bashkëpunëtorë të Komunës, Komandanti i Policisë në Klinë, përfaqësues të Organizatave të Dala nga Lufta e UÇK-së dhe të institucioneve lokale si dhe qytetarë.
Pas kësaj, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh pran shtatores së Komandant “Kapucit”, Mujë Krasniqit dhe Kuvendi i Komunës ka mbajtur seancë solemne.
Në shenjë përkujtimi ndaj veprës heroike të dëshmorëve të kombit, homazhe janë bërë dhe janë vendosur kurora lulesh edhe te varrezat e dëshmorëve, në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe” në Grabanicë.
Aktivitetet e parapara për shënimin e Ditës së Pavarësisë do të përfundojnë sot me lojën e futbollit ndërmjet institucioneve të Komunës së Klinës