Federata e Futbollit të Maqedonisë ka vendosur të mos shesë biletat online për sfidën ndaj Kosovës sipas sportpress.
Arsyja se pse biletat nuk do të shiten në mënyrë elektronike besohet të jetë niveli i sigurisë
.Numri i biletave që “Dardanët” do të kenë në dispozicion është rritur. Paraprakisht thuhej se me rregulloren e UEFA-së, 3 mijë bileta do ti takojnë FFK-së, por tani këtyre do ju takojë tribuna e Lindjes, e cila ka kapacitet diçka më shumë.
Biletat do ti jepen Federatës së Futbollit të Kosovës.
Çmimi i tyre nis nga 200 denar (3 euro), deri në 400 denar (6 euro) sipas burimeve të gazetës pranë FFM-së.“Ndeshja e marsit me Kosovën vlerësohet me rrezikshmëri të lartë dhe siguria është primare për ne.
Kjo ndeshje do jetë në qendër të vëmendjes botërore,ashtu që për cdo lëshim eventual UEFA mund të shqiptojë dënime dhe për këtë ne duhet të kemi kujdes.”, thotë për sportpres.mk, zyrtari i FFM-së. Stadiumi “Todor Proevski” në Shkup ka kapacitet prej 30 mijë ulëseve.Ndeshja Maqedonia – Kosova do të luhet me 26 mars 2020.