KRYESIA E AAK-SË MBANË MBLEDHJE TË JASHTËZAKONSHME, JA ÇFARË VENDIMESH MORI

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme pas deklaratave të krerëve të Qeverisë së do ta heqin taksën, të cilën e ka vendosur Ramush Haradinaj, sa ishte kryeministër i vendit.

Me këtë rast, kryesia ka vendosur që të dal me një slogan, “Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”, i cili do të jetë slogani i kësaj partie në përgjegjësitë e saj politike.

Ish kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se këto veprime po i ndërmarrin pas paralajëmrimeve për dorëzimin e Qeverisë së Kosovës përballë Serbisë.

“Kryesia e AAK-së sot ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar zhvillimet politike në vend, kjo në dritën e paralajmërimeve të dorëzimit të Qeverisë përballë Serbisë në temat e interesit nacional!”

“Përfundimi i gjithë debatit në këtë mbledhje, ishte një fjali e vetme; “Aleanca qëndron dhe kur krejt të tjerët dorëzohen”, që do të jetë edhe slogani i AAK-së në përgjegjësitë e saj politike!”, ka thënë Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook.