Reagim nga Dega PDK-së ne Klinë e Vërteta është ndryshe, Profesor

E VËRTETA ËSHTË NDRYSHE, PROFESOR

Kryetari i Komunës së Klinës, z. Zenun Elezaj, duke u munduar që të heq vëmendjen nga skandali i dalë së fundmi në opinionin publik, që pasqyron saktë mjerimin e qeverisjes së tij, kapet me një deklaratë paraprake (të datës 7 shkurt 2020), të Degës së PDK-së në Klinë, rreth ndërtimit të fabrikës së çimentos. Deklarata në fjalë, në asnjë rresht nuk ja përmend emrin kryetarit Elezaj. Ajo në fakt është parimore dhe në përkrahje të qytetarëve të Komunës, të cilët pothuajse me plebishit janë duke e nënshkruar peticionin kundër ndërtimit të asaj fabrike në Komunën e Klinës.
Në shkrimin e Degës së PDK-së, thuhet saktë se janë kundër ndërtimit të një fabrike të tillë para se të debatohet në publik, të merr miratimin e banorëve të Klinës dhe nënshtruar ligjeve në fuqi. Këtë e ka thënë gjithmonë PDK dhe Qeverisja 10 vjeçare e PDK-së në Klinë. Kjo dëshmohet me vet fotografitë e skanuara nga zoti Elezaj dhe të publikuara në reagimin e tij. Të cilat për hir të korrektësisë po i bëjmë publike serish.
Në kërkesën e bërë nga “KLINA-CEM shpk” të datës 09. 10. 2017, Komuna e Klinës, gjegjësisht, Drejtoria e Urbanizimit është përgjigjur si në vijim : “…Lidhur me kërkesën tuaj, ju rekomandojmë që të i adresoheni Agjencionit të Pyjeve të Kosovës me seli në Prishtinë e cila e ka të drejtën për dhënie në shfrytëzim, pasi që kjo Agjenci menaxhon me këtë pronë”. I sugjerojmë kryetarit Elezaj që mos të dezinformoi qytetarët duke jua injoruar inteligjencën sepse ata dinë të lexojnë dhe kuptojnë (Shih foto e zmadhuar nr. 1)
Ndërkaq bazuar në shkrimin e gazetës “Bota sot” të datës 21 tetor 2016, është ky narracion gazetaresk:” Sokol Bashota ka falënderuar zyrtarët e këtyre dy kompanive për gatishmërinë e treguar për të investuar në komunën e Klinës dhe ka shprehur pajtimin në parim që të ndërtohet fabrika e çimentos, gjithmonë duke respektuar dhe zbatuar ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës të cilat ligje mbulojnë këtë natyrë të investimit”. Edhe në këtë rast i sugjerojmë prof. Dr. Elezajt që të shfletoi fjalorin shqip-shqip dhe ta kuptoi se çfarë do të thotë “Pajtim në Parim” dhe të mos dezinformoi, sepse nuk do të duhej të ishte në natyrën e tij prej profesori. (shih foto e zmadhuar nr. 2) As në rastin e parë dhe as në të dytin, kryetari, Sokol Bashota dhe askush nga ekzekutivi, nuk ka dhënë “pëlqim për rregullim të dokumentacionit” ose pëlqim për ndërtim të fabrikës së çimentos. Prandaj asnjëra nga ato kompani nuk është duke operuar. Asnjëherë në asnjë fushatë zgjedhore, kreu i PDK-së në Klinë dhe kandidati për kryetar të Komunës, nuk ka premtuar “Fabrikë të çimentos” sikurse që ka bërë z. Zenun Elezaj.
Për fund, kryetar i nderuar ne kërkojmë dhe ju inkurajojmë që para se të merreni me emrin e Sokol Bashotes të punoni në përmbushjen e premtimeve të dhëna, që janë publike dhe që janë shumë, sepse për këtë i keni marrë votat.