Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Klinë, mëngjesin e sotëm.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Driton Rugova, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Rreth orës 07:00 të mëngjesit në sotëm, policia është informuar për një aksident trafiku në Klinë, në këtë kaisdent janë involvuar dy vetura. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa policia po merret me rastin”, tha Rugova