Kënga për Festivalin Folklorik “I këndojmë Lirisë” të cilën e këndojnë Agjë e nip pra bëhët fjalë për 2 këngëtarët e famshëm Klinas Halit Gashi & Arjon Gashi, kjo këngë ndëgjohet shumë ani pse kanë kaluar 4 vite pasi qe është punuar.
Shumë qytetarë e cilësojnë këtë këngë si “Himni” i Festivalit “I Këndojmë Lirisë” pasi që është këngë që këndohet me shpirt dhe me emocione nga të dy këngëtarët.
Kush tjetër do e këndonte më mirë e me emocion këngën për Mujë Krasniqin se ai që luftojë e këndojë me të ,Halit Gashi Këngëtar lufte e këngëtarë lirie.
Arjoni edhe pse i ri me moshë këndoi këngën më shumë emocione e me shumë dashuri, Arjoni emocionet i ka marrë tek familja e ti pasi që kishte Babain në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës po ashtu edhe Agjin Halit, nuk kishte se si të mungonte Dashuria ndaj atdheut dhe dashuria ndaj këngës.
E ne shpresojmë që këngëtarët ta sjellin këtë këngë edhe njeherë në skenën e Festivalit pse jo edhe ta bëjnë hapjen më këtë këngë pasi qe për shumë njerëz kjo këngë është “Himn” i Festivalit.
Kjo këngë do të jetë gjithmonë në zemrat e publikut , e tekstin e mrekullueshëm qe ka kjo këngë e shkroi Halit Gashi. Ne do sjellim vetëm një pjesë të tekstit:
“Qohu bre Mujë e shihe vendlindjen
Po të feston Klina ditëlindjen
Sot n’ditëlindje na po të vina
Plot me krushq na u ka mbush Klina
Vin urimet prej qdo ane
Sot po këndojmë , o në ditëlindjen tane”
Kënga e plotë