Philippe Coutinho ka të ngjarë të kthehet në Spanjë në fund të sezonit, por agjenti i tij i ka ofruar Juventusit yllin brazilian.
Ylli brazilian aktualisht është në huazim te Bayern Munich pasi lojtari nuk arriti të bind te Barcelona pas transferimit të tij nga Liverpooli në janar të vitit 2018.
Coutinho nuk kishte hapësira të mjaftueshme në Camp Nou dhe u dërgua në Bundesliga këtë sezon si huazim te Bayerni.
Bayerni ka mundësi blerje të 27-vjeçarit për rreth 120 milionë euro, por gazeta spanjolle Mundo Deportivo pretendon se ekipi gjerman nuk e ka ndërmend të paguajë atë çmim, dhe do të kthejë Coutinhon te Barcelona në fund të sezoni.
Bayerni nuk po bindet nga Coutinho
Gazeta sugjeron që agjenti i Coutinhos i ka ofruar tashmë klientin e tij Juventusit dhe ekipit Paris Saint-Germain për sezonin e ardhshëm.
Coutinho ka bërë 18 paraqitje në Bundesligë, duke shënuar gjashtë gola dhe duke siguruar të njëjtin numër asistimesh. /KlinaInfo\