Sonte zhvillohet derbi mes Interit dhe AC Milan.
Për të dy palët, do të jetë një lojë shumë e rëndësishme përsa i përket renditjes, por edhe për prestigjin dhe forcimin e vetëbesimit për të fituar derbin e Madonninës.
Sipas edicionit të sotëm të Gazzetta Dello Sport, të dy menaxherët pritet të ndërrojnë formacionet për të provuar dhe për të arritur fitore.
Në vend të 4-4-2, Stefano Pioli do të përdorë 4-4-1-1 për të kontrolluar më mirë fazën e mesfushës.
Antonio Conte, ndërkohë, do të zhvillojë 3-5-1-1 me Christian Eriksen prapa Romelu Lukaku, pasi Lautaro Martinez është akoma i pezulluar.
Siç pritej, përkundër ankesave të tij për muskujt, Zlatan Ibrahimoviç do të luajë nga minuta e parë për kuqezinjtë.