Dega e PDK-së në Klinë përmes një postimi ka kundërshtuar pëlqimin e dhënë nga komuna për ndërtimin e fabrikes se cimentos pa diskutuar fare me qytetarët e komunës. Për më teper lexoni njoftimin e plotë
Kohëve të fundit qytetaret e Klinës kanë kundërshtuar ndërtimin e fabrikës se çimentos në fshatin Dresnikë
Organizimi i debatëve kinse me qytetaret por në realitet pa pjesëmarrjen e qytetareve dhe dhënia e pëlqimit nga komuna e Klinës për ndërtimin e kësaj fabrike ka shqetësuar banorët e Klinës.
Partia Demokratike e Kosovës, dega në Klinë, ashtu si në të kaluarën, gjithmonë do të jete me qytetaret dhe në shërbim të tyre. Prandaj ndërtimi i kësaj fabrike pa analizuar në mënyre të detajuar impaktin qe mund ta këtë në ndotjen e ambientit dhe pa pëlqimin e banoreve nuk mund të realizohet.
Partia Demokratike e Kosovës- dega në Klinë është në përkrahje të qytetarëve dhe përkrah kërkesave të tyre të drejta në mbrojtje të ambientit dhe mjedisit jetësorë.