Po ktheheshin nga puna e tyre drejt qytezës së Memaliajt, por për dy mësuesit shqiptarë ka qenë udhëtimi i fundit.
Makina ku udhëtonin mësuesit e identifikuar si Aleksandër Sako 43 vjeç dhe Ornida Hoxha, 36 vjeçare, ka humbur kontrollin e për pasojë ka rënë në një kanal anash rrugës.
Makina është përmbysur e për pasojë ka zënë poshtë mësuesit duke i marrë jetën.
Njoftimi i policisë
Memaliaj/ Informacion paraprak.
Në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur “Mogila”, një automjet tip Benz ka dale nga rruga dhe është përmbysur.
Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që ndodhej në mjet.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.