FC Feronikeli e ka fituar takimin miqësor ndaj skuadrës Rukh Brest me rezultat 2-0. Takimi ndaj Rukh Brest ishte miqësorja e fundit për sa i përket kësaj faze përgatitore të ekipit nga Drenasi, që u mbajt në Antalya të Turqisë.
Feronikeli e kontrolloi takimin miqësor gjatë gjithë ndeshjes, dhe kishte dukshëm më shumë raste se kundërshtarët. Në minutën e 42-të, mesfushori, Besmir Bojku, u fut bukur në zonë, duke dalë përballë me portierin kundërshtar dhe me një goditje të lehtë dhe të saktë realizoi për 1-0. Me fillim të pjesës së dytë, trajneri Agim Sopi, vendosi që të bëjë disa ndryshime. Në lojë, gjatë pjesës së dytë u futën: Albert Dabiqaj, Kristi Kullaj, Ardi Qorri, Met Millaku, Dorent Hajdari, Kestrin Gashi dhe në portë, Jacek Deniz Troshupa.
Në pjesën e dytë u shënua edhe një gol tjetër, pas një presingu të lartë nga skuadra e “Niklit”, portieri kundërshtar goditi mbrojtësin e Rukh Brest dhe topi u fut në golin e tyre, për të dhënë epërsinë 2-0 për Feronikelin.
Formacioni shartues: Florjan Smakiqi; Ilir Berisha, Astrit Thaqi, Përparim Islami, Yll Hoxha; Besmir Bojku, Keith Groeneveld; Simon Loshi, Medjon Hoxha, Mendurim Hoti; Mevlan Zeka.
Skuadra e FC Feronikelit, të dielën, më datë 09 shkurt rikthehet në Kosovë