Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është:ADEM (Isuf) HELSHANI i lindur me 21.08.1974 në Ozrim-Pejë.
I NGJAJSHËM
AKTAKUZË PËR VRASJEN E PARA 30 VITESH NË DEÇAN I pandehuri është i kërkuar për veprat penale:2- (dy) raste për veprën penale “VRASJE E RËNDË”3- (tri) raste për veprën penale “TENTIM VRASJE E RËNDË”1- (një) rast për veprën penale “LENDIM I RËNDË TRUPOR”1- (një) rast për veprën penale “LENDIM I LEHTË TRUPOR”I pandehuri ka fletëarrest ndëkombëtar që nga viti 2017Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:192 dhe 080019999 (pa pagesë)039 432 327-
Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected]