Ylli i Kosovës, Milot Rashica, ka realizuar gol të bukur në ndeshjen që ekipi i tij Werder Bremen po e luan me Dortmundin në kuadër të Kupës së Gjermanisë.
Ai shënoi në minutën e 70-të për rezultatin 3 me 1 në të mirë të Werderit.
Ndeshja është e vlefshme për fazën e 1/8 së finales.