Pas hapjes së Festivalit Folklorik, “I këndojmë lirisë”, dje bëmë hapjen edhe të panairit të produkteve vendore, i cili mbahet në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Festivalit.
Në këtë panair, që dukshëm ia shton rëndësinë dhe i jep frymë tjetër festivalit, për tri ditë me radhë prodhuesit vendor kanë një mundësi shumë të mirë që t`i ekspozojnë produktet e tyre.
Kjo është një mundësi shumë e mirë për pronarët e këtyre produkteve që të zhvillojnë bizneset e tyre, por edhe për qytetarët që të njoftohen me cilësinë e produkteve vendore.