Më në fund lajmërohet Gjonbalaj: Përshëndetë Qeverinë Kurti, por si përmend 50 milionë

 

Mërgimtari nga Kosova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gazmend Gjonbalaj u bë i gjallë 4 muaj pas premtimit të tij të madh që bëri gjatë fushatës zgjedhore, shkruan Gazeta Metro.

Gjonbalaj kishte publikuar një video e cila u bë virale në të gjithë Kosovën, ku thoshte se në rast se do t’I fitojë zgjedhjet parlamentare Lëvizja Vetëvendosje, do të kthehet në Kosovë me 50 milionë euro.

Mirëpo, pas premtimit të dhënë i cili nuk u realizua nga ai, Gjonbalaj lajmërohet sërish me një postim në Facebook, ku uron krijimin e Qeverisë së re, mirëpo  nuk shihet të ketë përmendur 50 milionët e premtuara.

Në këtë postim, Gjonbalaj uroi qeverinë e re duke e quajtur një kapitull të ri për Kosovën dhe për atë personalisht.