Janë arrestuar pesë persona në Skenderaj pasi që të njëjtit janë rrahur mes vete, pas një mosmarrëveshjeje që ka ndodhur mes tyre, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 16:40, ndërsa njëri prej personave të përfshirë -ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK
“Skenderaj 02.02.2020-16:40. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje, janë rrahur mes veti dhe si pasojë lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull K/Shqiptar -pjesëmarrës në vepër, i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./