Edhe pse Zvicra nuk është anëtare e BE-së, ajo është pjesë e marrëveshjes së Shengenit. Nga muaji shkurt të gjithë aplikantët që dëshirojnë një vizë Shengen do të duhet të respektojnë disa rregullat e reja, bëjnë me dije disa media zvicrane.
Zona e Shengenit është zona më e madhe e lirë e vizave në botë, duke mbuluar pjesën më të madhe të BE-së dhe vendeve jo-anëtare, si Norvegjia, Islanda, Zvicra dhe Lihtenshtajni.
Duhet theksuar se një vizë Shengeni është një vizë me qëndrim të shkurtër që lejon një person nga vendet jo të BE-së të udhëtojnë në cilindo anëtar të zonës Shengen, për qëndrime deri në 90 ditë për qëllime turizmi ose biznesi, transmeton albinfo.ch.
Duke qenë se sistemi i ri, i cili u miratua në vitin 2018, kërkon të në mënyrë të veçantë “sigurojë një ekuilibër më të mirë midis migracionit dhe shqetësimeve të sigurisë, konsideratave ekonomike dhe marrëdhënieve të përgjithshme të jashtme”.
Po ashtu, vlen të theksohet se ekzistojnë një numër ndryshimesh specifike, përfshirë kështu:
Tarifat më të larta për shumicën e aplikacioneve,
Formularët elektronik të aplikimit,
Afatet kohore më të gjata në të cilat do të bëhen aplikimet (kohëzgjatja e tyre).
Disa përfitime për udhëtarët e shpeshtë që janë në rregull me qëndrimet e respektuara më parë,
Informacionet më specifik (në anglisht) mund të gjenden edhe në linkun më posht: (https://www.schengenvisainfo.com/schengen-visa-countries-list/)
Gjithashtu, kuadri i ri përfshin një mekanizëm që përdor çmimin e vizave Shengen, si një mënyrë për të inkurajuar vendet jo-BE që të pajtohen me frenimin e migracionit të paligjshëm.
Ndërkohë, sigurisht që kjo është më pak e rëndësishme për njerëzit që jetojnë në Zvicër, por ndryshimet mund të jenë të rëndësishme për miqtë ose familjet e tyre që kërkojnë t’i vizitojnë ata.