Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka reaguar pas arritjes së koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, Selimi ka shkruar: Edhe një hap tjetër. Ecim përpara.Selimi, është zgjedhur deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, për të katërtën herë radhazi.Ai për herë të parë kishte hyrë në Kuvend në vitin 2010, atëherë kur Lëvizja Vetëvendosje kishte marrë pjesë në zgjedhjet e asaj kohe. Që nga ajo kohë, në të gjitha legjislaturat kishte arritur të merr votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit.