KUVENDI KOMUNAL MIRATOI HARTËN ZONALE

Kuvendi i Komunës së Klinës sot mbajti mbledhjen e parë për vitin 2020, e cila filloi me një minutë heshtje në nderim të ish doktorit të QKMF-së Gjon Gjidodës.

Në këtë seancë, të cilën e udhëhoqi Kryesuesi Fadil Gashi, të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, nënkryetari i Komunës, drejtorë të drejtorive, përfaqësues të Avokatit të Popullit, të OSBE-së dhe qytetarë.

Me propozim të Kryesuesit të Kuvendit pika e tetë e rendit të ditës, Shqyrtimi dhe miratimit i Propozim-vendimit për faljen e borxheve me kushtëzim për shfrytëzuesit e banesave sociale, është shtyrë për seancën e radhës, ndërsa anëtarët e Kuvendit kanë miratuar Hartën Zonale të Komunës dhe Planin Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë dhe pikat tjera të rendit të ditës.

Drejtori i Financave, Aziz Desku, njoftoi se gjatë vitit 2019 Komuna ka pasur të hyra vetanake rekorde me 223 000 euro.