Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës kanë mbajtur sot një takim ku është diskutuar për masat për zvogëlimin e numrit të aksidenteve në trafik.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, Kosova në vitin e kaluar (2019) në aksidentet në trafik ka pasur 113 persona të vdekur, ndërsa në vitin paraprak (2018) kishte gjithsej 129 persona të vdekur në aksidentet me fatalitet në trafik.
IKSHPK dhe Policia e Kosovës kanë kërkuar zhvillimin e një “kulture të sigurisë rrugore”, duke ngritur vetëdijesimin e popullatës për rreziqet dhe përgjegjësinë e tyre në trafik.
Këto dy institucione kanë dhënë disa rekomandime, të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e numrit të aksidenteve. Aty kërkohet respektimi i të gjitha rregullave në trafikun rrugor, përqendrim maksimal të shpejtësisë së lejuar, mospërdorimin e telefonave mobil, si dhe shoferët recidivistë t`i nënshtrohen testeve psikologjike.