Numri i të vdekurve nga gripi sezonal me influencë A ka shkuar në katër persona në Kosovë. Gjatë ditës së sotme kanë vdekur dy persona të cilët dyshohet se kishin qenë të prekur nga gripi sezonal.
Dy pacientë kanë ndërruar jetë në Repartin Intenziv në QKUK brenda 24 orëve, të cilët ishin duke u trajtuar në mjekimin intensiv.
Vdekjen e dy pacientëve gjatë ditës së sotme e ka konfirmuar infektologu i kësaj klinike, Valbon Krasniqi.
“Një grua 28 vjeçare si pasojë e një intervenimit kirurgjik paraprak është prekur nga gripi e cila nuk i ka shpëtuar”, tha ai për klan kosovën
Derisa viktima e dytë është një burrë 47 vjeçar, ku për këtë rast infektologu Krasniqi tha se nuk është vërejtur që ka pasur ndonjë sëmundje shoqëruese, derisa bëri me dije se nuk ka informata që këta dy pacientë kanë qenë të vaksinuar kundër gripit.
Ndërsa, dy rastet tjera të vdekjeve ishin njëra në fillim të janarit dhe tjetra në dhjetor të vitit të kaluar.