Lideri i LVV-së, Albin Kurti tha se nuk ka marrëveshje.
Kurti ka fajësuar LDK-në, sepse sipas tij ata nuk po tërhiqen nga kërkesa e 8 janarit.
“Nuk ka marrëveshje të stilit merre ose lëre”, tha ai. Sipas tij, VV nuk pranon marrëveshje të këtij stili.
“Populli e ka thënë fjalën e vet. Interesimi dhe gatishmëria ime ka qenë shumë e madhe. Na ka ngelur vetëm një javë kohë. Pa rezerva dhe me punë të palodhshme kam qenë i hapur për marrëveshje, por nuk mund të ketë marrëveshje me përafrim të njëanshëm. Për koalicion, afrimi duhet të jetë i dyanshëm”, është shprehur Kurti para mediave.
Pas takimit me ambasadorët e QUINT-it ka folur edhe Isa Mustafa.