Në ndërtesën e Bashkimit Evropian në Kosovë, sapo ka arritur edhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.
Deri tani, në zyre të BE-së, ndodhen ambasadori i mbretërisë së Bashkuar, i Gjermanisë dhe i Italisë.
Nuk dihet arsyeja e këtij takimi, mirëpo rikujtojmë se ndërtesa e BE-së ndodhet shumë afër Kuvendit të Kosovës, aty ku është paralajmëruar takimi i radhës mes VV-së e LDK-së me fillim prej orës 17:00.
Ambasadorët e vendeve të QUINT-it janë të ftuar nga Lëvizja Vetëvendosje për të marrë pjesë në takimin VV-LDK.