Një burrë nga komuna e Klinës është arrestuar mëngjesin e sotëm nga policia rajonale e Pejës, i dyshuar për një rast të vrasjes në vitin 1999, pas luftës,
Policia e rajonit të Pejës njoftoi se, i dyshuari pas arrestimit është intervistuar nga hetuesit rajonalë dhe ai me aktvendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.
“Sektori Rajonal i Hetimeve i Policisë së Kosovës në Pejë për të dyshuarin ka parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Pejë, kurse prokurori i shtetit për të dyshuarin ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore të Pejës, Departamenti për Krime të Rënda”, thuhet në njoftim.
Prokurorinë Themelore e Pejës bëri të ditur se ky rast ka qenë në rastet e shenjëstruara të vrasjeve të pasluftës të ndodhura në kompetencën territoriale të këtij institucioni.