Shaip Krasniqi, është viktima i cili u vra në orët e mbrëmjes së kaluar në fshatin Maqetevë të Suharekës.
44- vjeçari vdiq si pasojë e të shtënave me armë zjarri, derisa tashmë ky rast është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Gjatë shikimit të vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale gjashtë gëzhoja të armës dhe katër pjesë metalike që dyshohet se janë të predhave të plumbit të armës së zjarrit”, thuhet në raportin e policisë.
Ndërsa, IndeksOnline mëson se i ndjeri kishte jetuar për më shumë se 30 vjet në Cyrih të Zvicrës edhe me katër vëllezërit e tij, e në Kosovë kishte ardhur në pushime më 16 dhjetor te vëllai tjetër dhe prindërit, derisa do të kthehej më 31 të këtij muaji.
Viktima sipas burime kishte punuar në shtetin zviceran në hekurudhë, ndërsa ka lënë një djalë dhe dy vajza.
Ai u vra në një restorant në Maqitevë, ndërsa i dyshuari për këtë vepër kriminale, sipas policisë ka qenë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa ai është arrestuar.
Kujtojmë, se brenda një javë vetëm në rajonin e Prizrenit, janë kryer katër vrasje