Edhe sot pas kaq shumë vitesh Klina ende përballet me mungesë të ujit të pijshëm. Madje edhe ata që kanë siguruar ujin në një formë tjetër, pershkak të reshjeve të pakta atmosferike sot nuk kanë mundësi ta konsumojnë.
Si rezultat i kësaj qytetarët po mundohen që në gjithfarë formash ta sigurojnë atë, në foto shihen shumë të tillë duke marrë atë te kroni i fshatit Qabiq, e ka edhe të atillë që detyrohen të shkojnë edhe më larg në Pejë e Istog për ta siguruar atë./Klina info/