Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ transmetoi rrëfimet ekskluzive se si kishte ndodhur vrasja e 32 vjeçarit Shkodran Bytyqi nga Ferizaj.
Bytyqi ishte vrarë natën e 8 dhjetor të këtij viti rreth orës 18 në fshatin Surqinë të kësaj komune dhe me pas nga aty i dyshuari e kishte marrë trupin e viktimës dhe e kishte dërguar në fshatin Kishnapole të komunës së Gjilanit.
Më pas ai dyshohet se sërish ishte kthyer në këtë fshat dhe ia kishte vënë zjarrin kufomës.
Ai në marrjen në pyetje nga prokurori Burim Çerkini ka treguar se në çfarë forme e ka qëlluar viktimën me armë zjarri.
“Dhe e kam qëlluar këtu pas kokës”, kishte thënë i dyshuari, ndërsa në pyetjen e prokurorit se sa herë ka qëlluar ai u përgjigj shkurt: “Veç një herë”.
Prokurori Çerkini ka treguar për “Drejtësia në Kosovë” se për çka dyshohet edhe vëllai i këtij të dyshuari.
“Vëllai i të dyshuarit fillimisht dyshohet për ndihmë pas kryerjes së veprës penale mirëpo janë disa indicie se edhe vëllai ka pasur njohuri para se me ndodhë vepra”, theksoi Prokurori Çerkini.
Trupi i viktimës u gjet i djegur 4 ditë me vonë në fshatin Kishnapole të Gjilanit. Në vendin e ngjarjes për shkak të hetimit kompleks, kishte dalë edhe kryeprokurori i Ferizajt Shukri Jashari dhe hetues të tjerë të