Spitali i Pejës bëhet me drejtor të ri

Pas përfundimit të mandatit të dr. Fazli Shalës, nga dita e sotme është caktuar si ushtrues detyre i drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dr. Fahri Hasani.

Ky ndryshim është pjesë e rregullt e vazhdimësisë institucionale dhe organizative në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Spitali i Përgjithshëm i Pejës tashmë është në një fazë me synim të qartë: forcimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, shtimin e shërbimeve shëndetësore, fuqizimin e stafit profesional dhe rritjen e besimit të pacientëve tanë.

Dr. Fahri Hasani është mjek specialist pulmolog që për disa vjet me radhë ishte edhe shef i Repartit të Pulmologjisë. Ai sjell me vete një përvojë të gjerë klinike dhe menaxheriale dhe ai do të angazhohet në thellimin e bashkëpunimit me të gjitha strukturat e spitalit, institucionet, donatorët dhe gjithë komunitetin.