Sot janë bërë tre vjet nga vdekja e të riut, Fazli Hoxha nga fshati Golluboc i Malishevës.
Ai ishte djali i dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fazli Hoxha, prej të cilit e ka trashëguar emrin, pasi lindi disa muaj pas vdekjes së tij.
E qytetarë të shumtë ia kanë mësyrë sot Gollubocit, për ta kujtuar Hoxhën, në trevjetorin e vdekjes së tij.
Me këtë rast, familja e tij gjatë ditës së sotme, ka pritur miq e dashmirë të shumtë, të cilët i kanë vizituar ata në këtë përvjetor.