Një aksident trafiku ka ndodhur të shtunën pasdite në fshatin Gllarevë të Klinës, në magjistralen Prishtinë–Pejë, ku janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë.
Aksidentin e ka konfirmuar për zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 15:30, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Gllarevë- Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë 1 person ka pësuar lendime trupore, i njëjti është dërguar në QKMF-Klinë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.