Sot në shkollën fillore “Isa Boletini” në Drenoc u shënua Dita e Shkollës me aktivitete të shumta sportive, të cilat i dhanë një atmosferë të veçantë kësaj dite të rëndësishme për nxënësit dhe mësimdhënësit.
Gjatë kësaj dite, nxënësit patën mundësinë të shpalosin aftësitë e tyre në gara të ndryshme sportive . Kjo ditë nuk ishte vetëm garë, por mbi të gjitha, një mundësi për të shijuar bashkëpunimin, shoqërinë dhe gëzimin që sjell sporti.
Atmosfera ishte tejet atraktive dhe e mbushur me energji pozitive. Nxënësit u argëtuan, dhanë më të mirën nga vetja dhe treguan frymën e garës së ndershme. Mësimdhënësit dhe stafi i shkollës bënë një punë të shkëlqyer në organizimin e aktiviteteve, duke krijuar një ambient të sigurt dhe motivues për të gjithë pjesëmarrësit.
Dita përfundoi me shpërblime simbolike për fituesit, por mbi të gjitha, me buzëqeshje në fytyrat e të gjithë nxënësve. Kjo ditë do të mbetet gjatë në kujtesën e tyre si një përvojë e bukur dhe frymëzuese.
Me respekt:stafi i Shfmu,,Isa Boletini” Drenoc-Poterq Komuna Klinë