Komuna e Klinës ka vazhduar me realizimin e projektit për përmirësimin e infrastrukturës në fshatrat Zllakuqan, Pataqan dhe Berkovë. Projekti, i cili kap vlerën prej rreth 120 mijë eurosh, përfshin ndërtimin e infrastrukturës mbitokësore dhe nëntokësore.
Sipas kryetarit të komunës, Zenun Elezaj, projekti përfshin:
• Ndërtimin e 900 metrave trotuar me ndriçim publik,
• Asfaltimin e rrugëve,
• Shtrirjen e rrjetit të kanalizimit, si dhe
• Rregullimin e 1000 metrave rrugë fushore me zhavorr.
Ky projekt ka nisur vitin e kaluar dhe tashmë pritet të vazhdojë me fazën e dytë gjatë këtij viti, me qëllim përmbushjen e kërkesave të qytetarëve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në këto fshatra.